Haradinaj – Stublla: Çdo veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit e dëmton rëndë Kosovën

"Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ nuk do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit", thotë ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asnjë proces i anëtarësimit të Kosovës nuk do të ishte fitore nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit.

Në platformën X, Haradinaj ka shkruar se secili veprim i institucioneve të vendit drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44, e dëmton Kosovën.

“Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës. Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës”, ka pohuar ajo.

Ajo thekson se “këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash)”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika