Latifi për dyshimet e keqpërdorimeve në fondet për trajtim jashtë vendit: Do të ketë ndryshime serioze në bord

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj personave të cilët kanë keqpërdorur me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka deklaruar se bordi i fondit për trajtim jashtë vendit do të pësojë ndryshime serioze.

Gjatë raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ministri Latifi ka thënë se këtë fond e kanë krijuar vetë, por nuk kanë krijuar kontrata me ndonjë vend tjetër apo spital për t’i bërë shërbimet, të cilat nuk kryhen në vend.

Ai ka paralajmëruar masa ndaj atyre që mund ta kenë keqpërdorur pozitën.

“Nëse vetëm edhe një pacient paguan më shumë se sa që duhet, është problematike. Organet përkatëse do të merren me këtë çështje. Bordi i fondit do të ketë ndryshme serioze dhe nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën do të përgjigjet. Unë jam tmerruar kur kam shkuar në këtë Fond dhe kam parë në oborr dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve që i dërgojnë jashtë vendit”, ka thënë ai.

Ministri Latifi ka theksuar se dikasteri që udhëhiqet nga vetë ai, po punon në shumë rrugë që do ta transformojnë shëndetësinë e Kosovës.

“Në çështjet e legjislacionit kemi gjashtë ligje, 18 udhëzime apo nënligje të ndryshme, dhe për secilën nga to, është grupi punues duke punuar, është plani i veprimit, është data e pritjes se kur do të përfundojë, i kemi pikat e avancimit të projektit për secilën nga to”, ka thënë Latifi.

Po ashtu, ai ka potencuar se çështja më e rëndësishme në shëndetësi është kujdesi parësor.

Ai ka thënë se nëse nuk rregullohet legjislacioni dhe mirëqenia e punëtorëve shëndetësor nuk mund të ketë suksese në shëndetësi.

“Po merremi me mirëqenien e mjekëve, punëtorëve shëndetësorë, nëse nuk e rregullojmë mirëqenien e tyre, ata hargjohen, mërziten e dëshprohen dhe nuk mund të kemi suksese të mëdha në shëndetësi”.

Latifi ka përmendur edhe infrastrukturën e spitaleve.

“Një element tjetër është bashkëpunimi ndërkombëtar. Neve po ashtu na duhet të fillojmë procesin e akreditimit të spitaleve, shërbimeve, ëprgjegjësitë e klinikave të ndryshme. Në të njëjtën kohë paralelisht po punojmë në përmirësimin e infrastrukturës”, shtoi ai.

“E kemi obligim njerëzor e moral që të merremi me shëndetësinë e ta bëjmë prioritet. Në qendër të vëmendjes e kemi pacientin, zhvillimet teknologjike, zhvillimin e evidencës në të cilat marrim vendime dhe këto besoj që do të ngritin kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe do ta përmirësojnë dukshëm shëndetësinë”, ka përfunduar Latifi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika