Haxhiu: Korrupsioni ka emër, Abin Kurti

Gjatë nisjes së debatit në Kuvend të Kosovës për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriu, kryeministri, Albin Kurti, “ka ikur” nga salla.

Kështu iu tha deputetëve të VV-së, deputeti i PDK-së, bekim Haxhiu, i cili kërkoi nga ata të mos “e mbrojnë” Kurtin dhe qeveritarët e tjerë. Pasi sipas Haxhiut, “korrupsioni ka emër, Albin Kurti”.

Qeveria s’ka ardhë më mbrojt vetën, po kon po doni me mbrojt ju. A e dini pse? Sepse korrupsioni ka emër, Albin Kurti dhe qeveria e tij. Sepse Kurti e ka nënshkruar shmangien e procedurave të prokurorimit për blerjen e rezervave shtetërore me ia jep mikut të tij Ridvan Muharremit.  10 milionë euro me ble rezerva shtetërore, cilat nuk kanë ardhë. Pse po dëshironi më mbrojte kur ai s’don me mbrojt vetën. Ka ik prej seancën, në momentin që është hapur debati ai ka ikur me Qeverinë e tij. Mbrone ju mbrone ama prapë keni me shku te qytetari”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika