Ali Ahmeti: Unë nuk jam politikan, jam veprimtar

"Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në të gjitha anketimet që janë bërë BDI-ja zgjedhjet i fitonte vetë, por neve na duhet të kemi diferencë më të madhe, objektivat i kemi më të larta"

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në Klan M, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur angazhimin e tij për të arritur objektiva të larta në politikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke u paraqitur si një veprimtar më shumë sesa një politikan tradicional, Ahmeti ka theksuar se synimi i partisë është të kujdeset për minoritetet e vogla dhe të bashkojë të gjitha komunitetet në një front të përbashkët.

Ai ka shtuar se nuk e kanë dhe nuk do ta kenë VLEN-in konkurrent në zgjedhje.

“I dashur Astrit, unë politikan, nuk jam jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në të gjitha anketimet që janë bërë BDI-ja zgjedhjet i fitonte vetë, por neve na duhet të kemi diferencë më të madhe, objektivat i kemi më të larta. Ne duam ta vërtetojmë që vërtet kujdesemi për minoritetet e vogla, janë në strehën e Ministrisë për Sistem Politik. Minoritetet kanë ardhë me vullnet dhe janë bashkangjitur, dhe ne me analizë të thelluar i kemi bashkuar në një front të gjitha minoritetet e vogla”, ka thënë Ahmeti.

Duke iu referuar historisë së tij politike dhe marrëdhënieve me figurat kyçe të vendit, lideri ka përmendur takimin e tij me Arben Xhaferrin në vitin 2001, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar në bashkimin e forcave për një të ardhme të përbashkët.

“Në këtë front, për dallim prej opozitës që nuk është opozitë, është se ky front pranon një të parë, unë jam drejtuar këtij fronti në prani të mijëra njerëzve se në 2001, jam ulë me Arben Xhaferrin në kohë lufte duke i thënë se unë jam vllau yt dhe kjo ushtri është e jotja, e imja dhe e të gjithëve. Me të gjithë arsenalin e ushtrisë asokohe unë i thashë jam vllau i vogël i tyre, ndërsa sot u drejtova ndaj opinionit duke ju thënë se unë jam vllau i madh i tyre.

Unë dua që nesër në rrugë të përshëndetem me të gjitha ata që unë kam bërë politikë, unë nuk jam i hidhëruar me asnjë, mund të ulem në kafe, unë fal sepse unë jam i madhi, i ligu nuk fal”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika