Basha krahasoi RTK-në me RTS-në serbe, AGK-ja dënon intimidimin publik të gazetares së RTK-së

"Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medias, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti"

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar intimidimin publik të deputetit të VV-së, Dimal Bashës, ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi.

AGK-ja përmes një njoftimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të raportit të Reporterëve Pa Kufij, i cili e nxjerri Kosovën në pozicionin më të keq.

“AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi. Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti”, thuhet në njoftim e AGK-së.

Basha e ka krahasuar RTK-në me televizionin shtetëror serb, RTS, kur është pyetur nga gazetarja Foniqi – Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin. Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kanë veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

AGK-ja e ka përgëzuar gazetaren Foniqi – Kabashi për profesionalizmin e treguar në intervistën me deputetin Basha, përkundër sjelljes së papërshtatshme të deputetit.

Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe të medieve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika