Presidenti i Kinës vjen në Serbi në maj, “Vuçiqi do t’i ankohet për Kosovës”

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë majit do të zhvillojë vizita në Francë e Hungari, ndërsa më pas do të pritet në Beograd nga homologu, Aleksandar Vuçiq. Njohësit e politikës ndërkombëtare vlerësojnë se kjo vizitë ka karakter ekonomik dhe të mbrojtjes, por nuk përjashtohet mundësia që homologut nga Kina, Vuçiqi t’i kërkojë mbështetje për të luftuar shtetin e Kosovës

Në vitin 2022 kur e kishte mysafir në Pekin presidenti kinez homologut Aleksandar Vuçiq i kishte thënë se miqësia e Kinës me Serbinë është e hekurt.

Miqësia e hekurt do të forcohet edhe me një takim tjetër, por tash Xi Jinping do të zbarkojë në Beograd.

Njohësit e politikës ndërkombëtare vlerësojnë se këtë moment nuk do ta lë pa e shfrytëzuar Vuçiqi për propagandë ndaj Kosovës.

Belgzim Kamberi, Instituti “Musine Kokalari” tha se “Duke u përpjektur për ta tërhequr një paralel ndërmjet Taivanit dhe Kosovës, dhe kjo është përpjekja e vazdhueshme e Serbisë në këtë drejtim, të cilën provon me përdorë këtë që ta ruajë çështjen e vetos së Kinës në OKB, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.”

Kamberi vlerëson se takimi ka edhe karakter ekonomik si dhe aspektin e mbrojtjes, fusha në të cilat Serbia e ka trashur bashkëpunimin me Kinën.

Pos kësaj, gazetari nga Shqipëria Ben Andoni është i mendimit se vizita e Jimping ndërlidhet edhe me simbolikën e përvjetorit të 25-të të bombardimeve të NATO-s, ku ishte bërë rrafsh me tokë ambasada kineze në Beograd.

Përkundër kësaj Andoni vlerëson se ky bosht i miqësisë nuk mund të arrijë të cenojë sigurinë e Kosovës.

Ben Andoni, Gazetari dhe analisti shtoi se “Shqetësimi më i madh i tyre është që të mos përmendet Taivani dhe të quhet si problem i brendshëm i tyre nuk është e largët dita kur edhe shteti i Kosovës në Kinë, sepse Kosova është drejt shtet-formimit dhe është një realitet do ose nuk do Serbia.”

Në udhëtimin ndërmjet 5 dhe 10 majit, përpos Serbinë, presidenti kinez do ta vizitojë edhe Francën dhe Hungarinë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika