Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit janë vendimtare për të ardhmen e sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vlerësuar si vendimtare për të ardhmen zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit, gjatë vizitës së tij në Berlin në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet evropiane të 9 qershorit janë vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin në Evropë.

Gjatë vizitës së tij në Berlin, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë, dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

Ai ka vlerësuar se “vota për ta është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e të parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

“Vota për ta është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”, ka shkruar Kurti mes të tjerash.

Sipas Kurtit, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika