Ngrihet aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan në Jarinjë

Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës, pasi nuk kishin viza të Kosovës, për këtë tashmë Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj tyre

Pika kufitare në Jarinje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë këtë të hënë ka ngritur aktakuzë kundër dy rusëve të cilët janë ndaluar të dielën në Jarinjë për shkak se nuk kishin viza të Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai ka thënë se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është dëbimi i rusëve nga Kosova.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, ka thënë Preteni për Dukagjinin.

Megjithatë, ai ka thënë se të dyshuarit janë ndaluar për 48-orë.

Ndalohen dy persona me pasaportë ruse në Jarinjë, dyshohet se kaluan rrugëve ilegale

Një burrë dhe një grua me pasaporta ruse janë arrestuar në Jarinjë, nën dyshimin se kanë hyrë në Kosovë nga rrugë ilegale.

Ata u ndaluan pasi nuk kishin viza për Kosovën dhe nuk kishin asnjë shenjë hyrjeje të ligjshme.

Sipas policisë, ata kishin ardhur nga Nishi i Serbisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika