Ekskluzive: Fatmir Bytyqi i LSDM-së drejtpërdrejt në Debat Plus: Tregon arsyet e dorëheqjes

Nënkryetari i LSDM-së , Fatmir Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit pas humbjes së thellë që pësoi subjekti i tyre politik në zgjedhjet parlamentare të tetë majit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë, dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do e bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që e përbëjnë kryesinë e partisë,” ka thënë Bytyqi.

Duke e cilësuar dorëheqjen si një hap të domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik.

“Dorëheqja nuk paraqet akt politik të humbjes së idesë socialdemokrate por mesazh dhe sfidë për përmirësimin dhe rishqyrtimin e LSDM-së,” ka thënë Bytyqi.

Më tej ka shtuar se të kuptojnë nevojat e qytetarëve kjo mënyrë do jep qasje dhe energji të reja që sipas tij mund ta forcojnë vizionin dhe strategjinë e LSDM-së.

“Unë përveç pozitës së nënkryetarit e mbaj edhe pozitën e kryetarit të komisionit të financave dhe ekonomisë, për momentin do jem në dorëheqje të pozitës që është më e lartë,” tha Bytyqi në “Debat Plus”.

Ekskluzive: Fatmir Bytyqi i LSDM-së drejtpërdrejt në Debat Plus: Tregon arsyet e dorëheqjes

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika