Një muaj paraburgim të dyshuarit për shpërndarjen e të dhënave personale në “Albkings”

Siç njofton gjykata i dyshuari me inicialet V.A., ka shpërndarë të dhëna dhe numra të telefonit në ketë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra.

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet V.A., pasi i njëjti ka shpërndarë të dhënat personale të grave në grupin famëkeq, “Albkings”, në platformën “Telegram”.

Siç njofton gjykata, V.A., ka shpërndarë të dhëna dhe numra të telefonit në këtë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.A që nga data 06.05.2024 dhe në vazhdim me dashje dhe me qëllim të ngacmimit është përfshirë në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme me qëllim të ngacmimit, duke i vënë në shqetësim të madh emocional, të dëmtuarat A.Th-M dhe A.A, ashtu që numrat e telefonave të tyre i kishte shpërndarë në një grup i quajtur ‘Albkings’ në aplikacionin Telegram dhe pastaj anëtarët e këtij grupi kishin filluar t’i kontaktonin të njëjtat përmes telefonave të tyre, si dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke kërkuar nga të dëmtuarat takime, si dhe favore, po ashtu ekzistojnë dyshime të bazuara se i njëjti ngjashëm ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna dhe numra të telefonit në ketë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra, duke i etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese, e që të njëjtave iu ka shkaktuar shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim e gjykatës.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika