ShBA-ja thotë se Izraeli mund ta ketë shkelur të drejtën ndërkombëtare me armët amerikane në Gaza

FOTO:BBC

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë thënë se Izraeli mund ta ketë shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare në disa raste gjatë luftës në Gaza kur ka përdorur armët amerikane.

Siç raporton BBC, mund të vlerësohet se armët e furnizuara nga ShBA-ja janë përdorur në një mënyrë që bie ndesh me obligimet e Izraelit, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Por, ka shtuar se qeveria amerikane nuk ka ende informacion të plotë për këtë çështje.

Raporti u dorëzua në Kongres të premten.

Shtëpia e Bardhë urdhëroi të shikohej se si shteti ka përdorur armët amerikane që nga fillimi i vitit të kaluar.

Në raport është thënë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Izraelit iu desh të përballej me një “sfidë të jashtëzakonshme ushtarake” për të luftuar Hamasin në Gaza, thuhet në raport.

Tutje thuhet se garancitë që ka marrë nga Izraeli për respektimin e përdorimit ligjor të armëve amerikane ishin “të besueshme”, dhe dërgesat me armë mund të vazhdonin.

Megjithatë, marrë parasysh sasinë e madhe të armëve amerikane të dërguara në Izrael, ato ka gjasa se janë përdorur “në raste që nuk ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare ose me praktikat më të mira për të zvogëluar dëmtimin e civilëve”./BBC

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika