Të premten, të gjitha shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë orën e parë ia kushtojnë Lidhjes së Prizrenit

Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora e parë e mësimit do t'i kushtohet informimit të nxënësve në Kosovë dhe në Shqipëri

Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën ngjarjen më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ngjarjet më madhore në historinë e popullit shqiptar.

Më 10 qershor shënohet 144-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe në të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri ora e parë e mësimit do t’i kushtohet kësaj ngjarjeje.

“Për nder të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër 10 qershor 2022, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare”, ka shkruar në postimin e saj në rrjetin social Facebook, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Urdhër/Vendim i përbashkët

Ajo është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim në mes të dy shteteve, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar nxënësve të të dyja vendeve, të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

“Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”, ka shkruar Nagavci.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika