Ftesat ndaj liderëve opozitarë për takim, Kurti: Jam i interesuar që të takohem me të gjithë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas ftesave që ju ka bërë krerëve të partive opozitare ka thënë se është i interesuar dhe i hapur të takohet me të gjithë. Ai është shprehur se gjithmonë ka qenë i tillë dhe do të vazhdojë njësoj deri në përfundim të mandatit qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim dhe diskutim lidhur me agjendën legjislative, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet me të gjithë.

Kurti ka thënë se ka qenë i hapur gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë njësoj edhe në vitin e fundit të qeverisjes.

“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregoj edhe në ditët, javët, muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për TV Besa.

Gjatë ditës së sotme, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa për takim krerëve të opozitës.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka ftuar në takim krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

Deri më tani kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar ftesën si të vonuar për të gjetur një klimë bashkëpunuese.

Lexo më shumë: Abdixhiku nuk i shkon Kurtit në takim, thotë se ftesa e tij është e vonuar

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ftesa për takim bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

Lexo më shumë: Ftesa e Kurtit për takim, Haradinaj: Kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Haradinaj ka thënë se kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe i gjithë grupi parlamentar do të diskutojnë dhe do të gjejnë një gjuhë, e cila pastaj do të përcjellet në Kuvendin e Kosovës.

Gjersa, vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për këtë takim që pritet të mbahet këtë të hënë.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika