Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE

Në takim me përfaqësuesit e CSU-së, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Të dy palët janë pajtuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësues të CSU-së. Përveç përfaqësuesve, ajo ka takuar dhe personalitete nga kultura, biznesi dhe politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Dr. Günther Beckstein.

Gërvalla ka thënë se kanë diskutuar për proceset që Kosova po i kalon, përfshirë dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE).

Për këtë, ministrja ka thënë se kanë ndarë mendimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, miqësia mes popullit të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik, ishin temat kryesore të këtij takimi”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika