Liderët e LDK-së dhe AAK-së, s’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim tri partitë opozitare me arsyetimin që për të diskutuar për agjendën legjislative. PDK-ja do të dërgoj shefin e partisë Memli Krasniqi ndërkaq LDK dhe AAK kanë thënë se për tema legjislative janë shefat e grupeve parlamentare ata që ftohen dhe rrjedhimisht Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj kanë refuzuar ftesën e shefit të Qeverisë, Albin Kurti. Ndërkohë që këto qëndrime të opozitës sipas njohësve të politikës nuk po shihen që sjellin koncensus

Të rralla janë momentet kur lidër e partive opozitare thirren e marrin pjesë në takime me kryeministrin Albin Kurti.

Ftesa ndonëse iu ka shkuar të gjithëve në një darkë pune në lidhje me përmbushjen e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, asaj pozitivisht për pjesëmarrje iu përgjigj personalisht vetëm Memli Krasniqi ndonëse LDK e AAK, kanë thënë se me këto tema merren shefat e grupeve parlametnare e jo liderët partiak.

Por refuzimet për takim të liderëve të partive opozitare po shihen si krejt normale.

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj,Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjëtemë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.

“Është hera e parë që një lider politik për tema të mëdha shkonë vetëm, ma herët qysh prej Rambujes, gjithmon kanë shkuar të bashkuar. Tani kur Kurti e përfundoj cështjen e zotimit në Bruksel dhe i vije aneksi i Ohërit ku e pranon Asociacionin tani të flitet me partitë opozitare është sikur përpjekje më shpërnda përgjigjjësinë e  sidomos kur e dim që jemi në një vit zgjedhorë,” ka thënë, ish-diplomati, Blerim Canaj.

Por mendim ndyrshe, ka Visar Xani, njohës i çështjeve politike.

“E dim që në të kaluaren kur ka pas një koncencus politike dhe kordinim mes palëve ka pas rezultate pozitive për Kosovën, ndërsa tash kemi qorjentim dhe nuk ka bashkërendim prandaj rezultatet janë më të vogla për Kosovën. Pranadj mendoj që duhet të kenë më shumë takime të tilla e të shytyra qoftë nga presidenca apo kryeministri i Kosovës,” tha Visar Xani, Analist Politik.

Takimi është planifikuar të mbahet të hënën në ora 18:30.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika