Shefi i IPK-së raporton në Komisionin e Sigurisë, temë diskutimi edhe konkursi për gradimin e policëve

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pritet të mblidhet këtա të hënë në ora 10:00. Në rendin e ditës të këtij Komisioni, është raportimi i kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoriatit Policor, Kushtrim Hodaj

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, këtë të hënë do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për konkursin për gradimin e policëve, ku pati keqpërdorime e parregullsi.

Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Ndërsa, pas raportimeve të Dukagjinit. IPK-ja ka nisur hetimet e këtij konkursi.

Mbledhja e këtij Komisioni pritet të fillojë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komisionit e mbajtur me datë 26.03.2024;
  3. Raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z.Kushtrim Hodaj për raportin vjetor të punës për vitin 2023;
  4. Të ndryshme.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika