Ariot Myrtaj – artisti që la Amerikën për Kosovën, vlerëson lart mikpritjen shqiptare

Teksa ka përmendur review që u bën ushqimeve në Kosovë përmes videove, ai ka lavdëruar mikpritjen shqiptare duke thënë se është për vlerësim të lartë

Ariot Myrtaj, artisti shqiptaro – amerikan, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Amerikë, ka rrëfyer se si gjatë pandemisë u kthye në Kosovë dhe iu ringjall dashuria për vendin e tij.

Në një intervistë në emisionin “Reload”, Myrtaj ka treguar se gjatë pandemisë, ndonëse mbyllur, ka kaluar kohë të mirë pasi ishte së bashku me familjen e tij.

“Mu ringjall dashuria për Kosovën, këtu koka chill, u ulke kamarieri na qitke kafe e knej thojke po du me dalë jashtë”, ka thënë Myrtaj.

Ai ka treguar ndër të tjera se vendimi për ta lënë Amerikën erdhi pasi iu ofrua një punë në një platformë në Kosovë, por që nuk i eci mirë siç priti.

 

Teksa ka përmendur review që u bën ushqimeve në Kosovë përmes videove, ai ka lavdëruar mikpritjen shqiptare, duke thënë se është për vlerësim të lartë.

“Atje jam marrë me aktrim, filma, restorante. Këtu kam filluar me review të ushqimeve, nëpër restorante me video, dhe doli interesante, fillova të kem audiencë”, ka vijuar ai.

Ai ka vlerësuar edhe ushqimin që i është sjellur në Reload nga kuzhina e Dukagjinit duke thënë se “E paska bo crispy”.

Myrtaj si aktor në Amerikë ka drejtuar dhe organizuar një festival të rëndësishëm të filmit në New York, Festivali Shqiptar i Filmit.

Sipas tij, arsyeja dhe vazhdimi i zhvillimit të këtij festivali ka qenë gjithmonë promovimi i artit dhe talenteve shqiptare atje përtej oqeanit në Amerikë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika