A do të pranojë Kurti, që të kompensohet për kontributin e tij, në luftën për çlirimin e vendit?

Kosova i dëmshpërblen të burgosurit politik, por kryeministri Albin Kurti, ka thënë se, nuk do të pranoj që të kompensohet për statusin e ish- të burgosurit politik

Kryeministri, Albin Kurti ka pohuar se që nga përfundimi i luftës deri me tani nuk ka pranuar as një kompensim financiar për kontributin e tij,  gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

“Unë kam punuar në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksojë që as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam marrë e as s’e kam ndërmend t’i marr”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu, ai ka folur për veteranët  e luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se qeveria e udhëhequr nga ai , kishte trashëguar një gjendje të listave me veteranët e UÇK-së, të cilat sipas tij, ishin fryrë padrejtësisht, duke i dëmtuar ushtarët e vërtetë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Tutje, ai ka propozuar se si duhet të bëhet zgjidhja e kësaj çështje.

“Është e domosdoshme që të kemi pikënisje të vërtetën, pastaj të kemi vlerësimin e listat me veteranë të luftës çlirimtare”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka respekt për të pafund për të gjithë veteranët e UÇK-së, dhe gjithashtu, ai ishte shprehur se i kupton edhe ata që janë regjistruar si veteranë në mënyrë të paligjshme, ata  mund ta kenë bërë këtë nga halli, por sipas tij, kjo nuk mund t’i dëmtojë ushtarët e vërtetë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika