Varhelyi bën thirrje nga Kotorri: Hiqni dorë nga mosmarrëveshjet e vjetra, s’kanë asnjë përfitim për rajonin

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për bashkëpunim në mes vendeve të rajonit, siç potencoi ai, për të ecur përpara.

Varhelyi theksoi se është shumë e rëndësishme që rajoni të mos vazhdojë të merret me mosmarrëveshjet e vjetra, pasi kjo do t’i pengojë që të përfitojnë nga plani zhvillimor që BE ka për rajonin.

“Rajoni nuk do të jetë në gjendje të përfitojë më tepër nëse do të vazhdojë me mosmarrëveshjet e vjetra. Pra, duhet të tejkalohen këto vështirësi. Ky rajon mund të shtojë 1/3 e gtp. Së fundmi dua të them se lajmi i mirë është se plani zhvillimor do të jetë i rëndësishëm sepse mund të kemi agjenda reformuese brenda disa ditëve. Pra, nëse e shihni nivelin e zotimeve që ka dalë nga këto reforma, do të kuptoni që vërtet ka arritje dhe shumë punë. Pra, brenda javësh këto plane do të zbatohen dhe këto janë risi që do të sjellin edhe frytet e para.”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika