Kuvendit i kthehet “normaliteti”, votohen disa marrëveshje ndërkombëtare

Nga 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë paraparë të votohen sot në Kuvendin e Kosovës, 10 prej tyre janë miratuar, dy janë rrëzuar dhe një tjetër është shtyer

Nga 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë paraparë të votohen sot në Kuvendin e Kosovës, 10 janë miratuar, dy janë rrëzuar dhe një tjetër është shtyer.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren” u shty, me kërkesë që të jepen informata shtesë.

Derisa deputetët nuk kanë votuar për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe pikën 3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 92 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,

Me po aq vota u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik.

Po ashtu me 92 vota për kaloi edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me 92 vota për ka kaluar i projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat.

Me 91 vota për ka kaluar projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

Me 89 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar i projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika