Haradinaj – Stublla e quan “gabim kardinal” letrën e Gërvallës për Asociacionin

Haradinaj-Stublla ka thënë se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ku zotohet që do ta çojë një draftstatut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese është "gabim kardinal"

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, ka thënë se dërgimi i letrës në KiE nga ministrja Donika Gërvalla në momentet e fundit, se Kosova po përgatit një draft të saj të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese, është gabim kardinal.

Në një postim në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se me këtë veprim Kosova ka treguar “joseriozitet dhe se ka thelluar mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën”.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova me këtë veprim “i ka hapur rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia”.

“Tregon joseriozitet në përcaktimin se Kosova nuk mund të defunksionalizohet me Asociacion; Thellon mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën; I hap rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ajo ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Sipas letrës së Gërvallës, qeveria po punon në një draftstatut të inspiruar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika