Kurti nga Kotori thekson se Kosova është gati në përfundim të agjendës së reformave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, ka theksuar se Kosova është gati në përfundim të agjendës së reformave që ka prezantuar në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian (BE).

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë samit ka theksuar edhe përparimet kryesore në demokraci dhe në sundimin e ligjit, teksa ka mirëpritur planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Në takimin e WB6 në Kotor, unë theksova gati-përfundimin e Agjendës së Reformës së BE-së nga Kosova, si dhe përparimet kryesore në demokraci dhe sundimin e ligjit. Ne mirëpresim kapitullin e ri të shënuar nga miratimi i Planit të Rritjes nga BE dhe presim me padurim Planin ambicioz të Veprimit të Tregut Rajonal 2025-2028”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Ndryshe, sot po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së që po  në Kotor.

Këshilli i BE-së miratoi një plan prej 6 miliardë eurosh për t’i mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përshpejtimit të reformave dhe rritjes ekonomike, nga të cilat dy miliardë euro janë grante dhe katër miliardë euro kredi të favorshme të garantuara nga BE-ja.

Nga kjo shumë, 2 miliardë do të jenë grante dhe 4 miliardë kredi të buta, që do t’i japë BE-ja.

Në samitin e organizuar nga Spajiq, përveç liderëve të rajonit, marrin pjesë edhe Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji dhe ndihmëssekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Samiti po organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika