Hoxha: Brenda 8 javësh mund të mblidhet Këshilli i Evropës, flasin për anëtarësimin e Kosovës

Sipas burimeve zyrtare të analistit, Ylli Hoxha, brenda tetë javësh pritet që të ketë një mbledhje të Këshillit të Evropës (KiE), në të cilën do të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ylli Hoxha, analist

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se sipas burimeve të tij zyrtare konfirmohet se ka një përpjekje serioze të mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare që në afat prej tetë javësh të ketë një mbledhje të re të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Nuk bëhet fjalë për hipotezë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Në ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovës. Kësaj here, presidenca i ka reaguar Donika Gërvallës duke i gjetur edhe gabime në data.

Lexo më shumë: Presidenca shfaq gabimin e Gërvallës, “akuzon” Qeverinë se me veprimet e tyre s’po e ndihmojnë Kosovën

Në një prononcim për “Debat Plus”, Bekim Kupina ka thënë se Qeveria dhe MPJD-ja nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tyre, kjo nuk e ndihmon Kosovën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika