Gjilan – Arrestohet një i dyshuar që ishte në arrati

Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar që ishte në arrati që nga viti i kaluar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan që ishte në arrati që nga 15 korriku i vitit të kaluar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kohës kur i dyshuari ishte në arrati, ndaj tij janë iniciuar dy raste për kanosje.

“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika