“Dështimi në KiE”, Çitaku: Sërish fitoi pushteti e jo shteti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot qytetarët e Kosovës do të duhej të festonin pranimin në Këshillin e Evropës (KiE).

Çitaku ka thënë se fatkeqësisht sot kjo mundësi u humb, duke shtuar se edhe një herë fitoi pushteti e jo shteti teksa e ka quajtur “shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata”.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se prej vitit 2022, pas përjashtimit të Rusisë nga KiE, PDK-ja ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

“Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë. Pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë. Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë. Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika