Ymeri: Kurti ka kontribuuar për UÇK-në sikurse Adem Demaçi

Sipas analistit Visar Ymeri, koontributi i Albin Kurtit në zyrën e përfaqësuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, është i ngjashëm me këtë të fundit

Visar Ymeri-analist

Analisti Visar Ymeri, ka folur për aktivitetin e Albin Kurtit gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku ka thënë se veprimtaria e Kurtit është publike pasi ka qenë pjesë e zyrës së Adem Demaçit.

“Albin Kurti ka kontribuuar për UÇK-në sikurse Adem Demaçi, pasi ka qenë pjesë e të njëjtës zyre, por natyrisht jo në nivelin e Adem Demaçit sepse përgjegjësia e Demaçit ka qenë e përfaqesuesit politik ndërsa Kurti ka qenë në zyren e tij”, ka thënë Ymeri.

Tutje ai ka folur edhe për pastrimin e listave ku ka thënë se në Kosovë ka dy lloje të grupeve, disa thonë se ka mashtrime ndërsa disa të tjerë mohojnë që ka diçka të tillë.

Sipas Ymerit, pastrimi i listave duhet të bëhet dhe se ajo duhet të bëhet sipas rregullave ligjore.

“Grupi i parë që thotë se kjo listë nuk ka asgjë të keqe edhe të gjithë aty janë veteranë, të njëjtit pastaj nuk mund të kërkojnë që Albin Kurti të largohet se qenka mashtrues në atë listë, se kjo e dëshmon që paska mashtrime”, ka thënë ai në Debat Plus.

Sipas Ymerit, edhe në qoftë se një person (Kurti) i vetëm është mashtrues, atëherë listat duhet të pastrohen ose sipas tij duhet të themi se është “krejt në rregull dhe nuk e përmendim Albin Kurtin”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika