Manastirliu: Shërbimet shëndetësore në mes të të dyjave vendeve duhet të rriten

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se shërbimet shëndetësore duhet të rriten në mes të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, i ka uruar shërim të shpejtë ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, të cilin do ta vizitojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

I njëjti, në mbrëmjen e së enjtes, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Ndërsa, në takim ministren Manastirliu e ka pritur zëvendësministrja e Shëndetësisë së Kosovës, Dafina Gexha.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë së Kosovës, Dafina Gexha.

Manastirliu ka thënë se çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë dy marrëveshjet, të cilat presin të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit.

“Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë”, ka thënë ajo.

Manastirliu ka thënë se është në Kosovë, për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se shërbimet shëndetësore në mes të të dyjave vendeve duhet të rriten.

“Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. MSh qëndron fort në bashkëpunim me qëllim të përfarimit të dy republikave. Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika