ShBA-të po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 275 milionë dollarësh

Fotografi ilustruese e flamujve të ShBA-ve dhe Ukrainës. Foto: Anadolu Ajansi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 275 milionë dollarësh. Paketa do të përfshijë predha artilerie 155 mm, municione ajrore me saktësi të lartë dhe mjete tokësore, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten tre zyrtarë amerikanë.

Forcat ruse kanë goditur për muaj të tërë qytetin verilindor të Kharkiv-it. Më 10 maj, Moska nisi një sulm tokësor në veri të rajonit përreth, një ofensivë që Kievi thotë se ka ngecur në dy linja sulmi për momentin.

Ndihma ushtarake, e cila mund të shpallet deri të premten, do të jepet në bazë të një ligji që e lejon presidentin amerikan të autorizojë transferimin e pajisjeve dhe armëve nga rezervat e Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë për marrjen e miratimit nga Kongresi në rastet e emergjencave.

Zyrtarët kanë folur në kushte anonime sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje.

Në muajin prill, presidenti Joe Biden ka nënshkruar në ligj një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Kongresi autorizoi 60.8 miliardë dollarë ndihma në forma të ndryshme për Ukrainën, përfshirë 8 miliardë dollarë për raste emergjente që mund të autorizohen direkt nga presidenti amerikan.

Paketa e ndihmave, përveç municioneve, përfshin edhe automjete të posaçme për të transportuar nga fusha e betejës tanket e dëmtuara dhe pajisje të tjera të rënda, shenjë që tregon se Uashingtoni pret vazhdimin e sulmeve dhe humbjen e pajisjeve në beteja. /VoA

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika