Gërvalla takohet me kongresistin amerikan, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Në takim me kongresistin amerikan William Keating dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

Takimi mes kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla dhe kongresistit William Keating

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington është takuar me kongresistin William Keating.

Ata kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë, si dhe fuqizimi i rolit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat, William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gërvalla e ka njoftuar kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Kosovës në luftimin e krimit e korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Ministrja Gërvalla dhe kongresisti Keating kanë diskutuar edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Pamje nga takimi

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika