AIP-ja ia ndalon vëzhgimin me kamera Ministrisë së Shëndetësisë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë në Ministrinë e Shëndetësisë

Ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë në Ministrinë e Shëndetësisë.

AIP-ja, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se MSH-ja në cilësinë e kontrolluesit ka përpunuar të dhëna personale, përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, në kundërshtim me kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

‘’Me këtë rast, Agjencia ka nxjerr Vendim Nr. 116/2022, më date 06/06/2022, me të cilin ka obliguar Ministrinë të ndaloj përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, si dhe të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi deri në datën e pranimit të vendimit. Poashtu, vëzhgimi me kamerë mund të filloj vetëm pas plotësimit të dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’’, është shkruar në njoftimin e AIP-së.

Gjithashtu thuhet se MSH-ja është e obliguar që brenda afatit prej tetë ditësh për të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për zbatimin e vendimit dhe të njoftojë AIP-në.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese sipas Ligjit, nëse MSH-ja nuk zbaton vendimin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika