Donald Trump përballet me reagime të forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane

Ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u përball me reagime forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane të shtunën në mbrëmje, ndërsa shumë prej të pranishmëve u dëgjuan të bërtisnin duke e fyer dhe kritikuar atë për çështje si politikat ndaj COVID-19, rritjen e lartë të deficitit federal apo për gënjeshtra me arritjet e tij politike

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u përball me reagime forta gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Partisë Libertariane të shtunën në mbrëmje.Teksa shumë prej të pranishmëve u dëgjuan të bërtisnin duke e fyer dhe kritikuar atë për çështje si politikat ndaj COVID-19, rritjen e lartë të deficitit federal apo për gënjeshtra me arritjet e tij politike.

Kur ai u ngjit në podium, shumë pjesëmarrës reaguan në formë tallëse ndërsa disa mbështetës që mbanin kapele me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe” brohorisnin “SHBA, SHBA”.

Ishte një moment i rrallë i përballjes së zotit Trump ishte me kritikët e tij të hapur, diçka e pazakontë për dikë që është mësuar të mbajë fjalë në tubime me njerëz që e pëlqejnë, raporton AP.

Libertarianët, të cilët i japin përparësi qeverisë së vogël dhe lirive individuale, janë shfaqur shpesh skeptikë ndaj ish-presidentit dhe ftesa që ai të mbante fjalim në kuvendin e tyre shkaktoi ndasi brenda këtij grupi.

Ish-Presidenti u përpoq të mos i jepte shumë rëndësi, duke iu referuar katër padive penale ndaj tij, duke u shprehur me shaka se “nëse nuk kam qenë libertarian më parë, me siguri që tani jam”.

Trump u përpoq të lavdëronte “kampionët e vendosur të lirisë në këtë sallë” dhe e cilësoi Presidentin Joe Biden një “tiran” dhe “presidentin më të keq në historinë e Shteteve të Bashkuara”, duke nxitur disa nga të pranishmit të të bërtisnin: “Je ti”.

Libertarianët do të zgjedhin kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë gjatë kuvendit të tyre kombëtar, i cili përfundon të dielën.

Për muaj me rradhë, anketimet kanë treguar se shumica e votuesve nuk duan një përsëritje të përballjes si ajo në 2020 mes zotit Trump dhe Presidentit Joe Biden.

Kevin Munoz, një zëdhënës i ekipit të fushatës së Presidentit Biden, kritikoi zotin Trump dhe republikanët kryesorë për qëndrimet e tyre ndaj abortit dhe mbështetjen e vendosjes së kufizimeve në shoqërinë civile, duke thënë në një deklaratë të shtunën, se “liria nuk është e lirë në Partinë Republikane të Trumpit dhe kjo fundjavë do të jetë thjesht një rast më shumë për ta kujtuar një gjë të tillë”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika