Lahaj takon dy muzikantë shqiptarë në rrugët e Francës, këndon shqip me ta (VIDEO)

Ramë Lahaj, tenor i njohur shqiptar

Tenori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, ka publikuar një video ku shihet duke kënduar këngë shqipe në një shesh të Francës.

Bashkë me të janë dy muzikantë shqiptarë të cilët e përcillnin me instrumente derisa ai këndonte.

“Për më shumë se një muaj provash të gjata e të lodhshme të produksionit të ri të Tosca-s këtu në Nancy të Francës, sot shpirti më gjeti qetësinë kur mbas një dite të ngarkuar me të dalë nga Teatri gjej dy muzikant shqiptarë që po luanin muzikën e bukur Shqipe e unë si amator i saj, patjeter që u ula të shuaj mall bashkë me ata… Zoti u bekoftë kudo që jeni miq, e paçi një fundjavë të lumtun me ma të dashtunit tuaj”, ka shkruar Lahaj në Facebook.

Në videon e postuar, Lahaj këndon këngën e vjetër popullore shqipe “S’paske pasë një pikë mëshire”.

Më poshtë e gjeni videon e plotë të postuar nga Ramë Lahaj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika