Abazi – Kurtit: Narcisit, mashtrues e komunist që shkel gjakun e shqiptarëve 

"Unë nuk dua të 'ngrohem' në zjarrin e djegies së Presidentes as të PDK sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisit, mashtrues dështak dhe një komunist të brumosur me vlerat e Fadil Hoxhës dhe vëllezërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti, Haki Abazi, e ka akuzuar rëndë kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se po tenton të “djegë” PDK-në dhe presidenten, Vjosa Osmanin.

Sipas Abazit, Kurti është një narcisit, mashtrues e komunist, që shkel mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë për ideologjinë e tij.

“Kur unë kisha probleme me Kurtin dhe Konjufcën, kur ata të dy bashkë me Gërvallën shkelnin procedura e merrnin vendime jo ligjore dhe joracionale, Presidentja thoshte se nuk beson që e bëjnë me qëllim. Tani është bindur besoj!  Si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme përveç arritjeve dhe sukseseve për të hapur dyer të institucioneve dërkombëtare dhe shteve mosnjohëse, problemin kryesor e kisha që Kurti bashkë me Konjufcën dhe Kusarin nuk aprovonin as edhe udhëtimet për takime zyrtare nga frika prej suksesit dhe arritjeve! Çmenduri totale!

Tani pas të gjithve i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK! Unë nuk dua të “ngrohem” në zjarrin e djegjes së Presidentës as të PDK sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me vlerat e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët. Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia u dërgon lule te varri. Ai ti falë të gjitha, edhe Kusarin ta bën yll por suksesin e nuk ta falë kurrë!

Demokracia dhe funksionimi demokratik është në rrezik nga diktatura elektronike e Kurtit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika