Kovaçevski: Ballkani i Hapur lidh rajonin, përshpejton zhvillimin ekonomik

Dimitar Kovaçeski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se iniciativa "Ballkani i Hapur", do të mundësojë që vendet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së në mënyrë më të përshpejtuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, në një intervistë për rrjetin televiziv “Al Xhazira”, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është nismë për ta lidhur rajonin dhe për ta bërë jetën më të thjeshtë për qytetarët e vendeve të rajonit.

“Ballkani i Hapur nuk është në asnjë mënyrë zëvendësim i integrimit evropian, por një nismë për të lidhur rajonin për komunikim më të thjeshtë dhe më të lehtë mes qytetarëve, tregti më të lehtë dhe komunikim më të madh ndërmjet institucioneve dhe kompanive për të përmirësuar jetën në vendet në këtij rajoni”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Ballkani i Hapur do të mundësojë që rajoni të integrohet më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Procesi që po e zbatojmë me Ballkanin e Hapur është një përgatitje e rajonit për integrim më të shpejtë në BE, dhe ka mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit”, shtoi Kovaçevski në intervistë.

Ilustrim

Kovaçeski, theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut është e qartë, dhe se ajo, sipas tij, është në BE. Ai është shprehur se BE-ja duhet ta luajë rolin e saj dhe ta mbajë premtimin, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Nëse shikojmë të dhënat empirike për vendin tonë, atëherë është shumë e qartë se ku duhet të integrohemi sepse 80 për qind e tregtisë sonë të jashtme është me vendet anëtare të BE-së, 80 për qind e investimeve të huaja në vendin tonë janë nga vendet anëtare të BE-së. Kemi marrë vendime të vështira dhe të përgjegjshme. Tani BE-ja duhet të mbajë premtimin e saj dhe në samitin e ardhshëm duhet të korrigjojë gabimin që është bërë deri tani. Sa i përket vendit tonë, pavarësisht nga rezultati i Samitit, përkushtimi ynë mbetet i qartë dhe i vendosur për anëtarësim në BE”, tha Kovaçevski.

Në mes të tjersash, ai tha se “Brukseli duhet të hapë sa më parë procesin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në për të dyja vendet”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika