Putin uron Begajn për postin e presidentit të Shqipërisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij president

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë Bajram Begaj, për postin e kreut të shtetit.

Përmes facebook-ut, ambasada ruse në Shqipëri, i ka uruar shëndet dhe suksese në detyrën e tij të re, presidentit Begaj.

Zyrtarisht, Begaj do ta marrë detyrën më 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati presidentit aktual, Ilir Meta.

Begaj, u kandidua dhe u votua nga Partia Socialiste, ku pastaj mori besimin edhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika