Murati për “mashtrimin” e pensionistëve: Policia ka nisur hetimet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirrje për kujdes ndaj dezinformatave mbi skemat pensionale dhe ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për mashtrimet që po bëhen ndaj pensionistëve, të cilët paguajnë tre euro për aplikime për shtesa nga qeveria

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale.

Murati ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se ku informohen dhe ka bërë thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve.

Po ashtu, Murati ka kërkuar ndihmë edhe nga mediat në luftën kundër këtyre dezinformatave.

“Kemi lëshu komunikatë, po besoj që edhe ju si media do të duhej përcillni informatat çdo herë sepse është shumë rëndësishme të mos ketë keqinformim ose dizinformata të tilla. Qysh në muajin e kaluar kemi lëshuar komunikatë për këtë çështje, nuk di sa është përcjellë te mediat. Në vazhdimësi kemi njoftuar edhe pensionistet përmes kanaleve zyrtare që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Besoj që edhe si media do të duhej të na ndihmonit që t’i parandalojmë situata të tilla. Tashmë kemi njoftimin që edhe Policia ka filluar hetimin në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Murati për EO.

Kujtojmë se shumë pensionistë nga komunat e Kosovës që nga fillimi i prillit 2024 kanë ardhur në zyrat e organizatave të pensionistëve për të aplikuar me shpresë se do të marrin shtesa nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë aplikim ata paguajnë nga tre euro.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika