Mirëpritet vizita e kryeministrit Kurtit në Turqi

Vizita e kryeministri Albin Kurti në Turqi dhe takimi me presidentin Erdogan po vlerësohet e rëndësishme për Kosovën, sidomos në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Por njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk e përjashtojnë mundësinë që Erdogan të ketë marrë mision nga ndërkombëtarët që t’i bëjë presion Kurtit rreth deeskalimit me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti të premten mbërriti në Turqi e atje nuk i prit nga njerëz të zakonshëm.

Në kryeqytetin turk, Ankara ai u prit nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Në këto takime u tha se u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe atë të sigurisë e mbrojtjes.

E, në kohën kur kryeministri i Kosovës nuk i ka raportet në nivelin më të mirë  me shtetet perëndimore, në Kosovë vlerësohet se vizita nuk është e rastësishme.

“Vizita në Turqi është gjithmonë e rëndësishme për shkak të rolit që ka Turqia në NATO po ashtu mesazhi që pamë dje edhe nga Presidenti Erdogan ishte për deeskalim në raport me Serbinë, pra brenda një konvencioni tashmë të njohur diplomatik ndoshta këtë detyrë e ka marrë Presidenti Erdogan edhe nga partnerët perëndimor për ta realizu këtë lloj komunikimi apo presioni”, ka thënë profesori Milazim Krasniqi.

Profesori, Milazim Krasniqi

Ndonëse sipas analistit Fidan Ukaj dallimet mes shteteve perëndimore dhe Turqisë janë evidente, ai thotë se ndihma e Turqisë ndaj Kosovës sidomos në aspektin ushtarak duhet të vlerësohet.

“Pa marr parasysh divergjencat dhe dallimet që Turqia mund t’i ketë me vendet e caktuara perëndimore, mendoj që Kosova duhet të ruaj dhe të kultivoj raporte të mira me Turqinë sepse është vend i NATO-së e po ashtu është një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar analisti Fidan Ukaj.

Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku të hënën do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika