Dështon fillimi i dezinsektimit në afat, opozita akuzon pushtetin për neglizhencë

Opozita po kundërshton shtyerjen e nisjes së dezinsektimit nga Komuna e Prishtinës. Ky proces duhej të niste më 6 qershor por u shtye për 13 qershor, me arsyetim se ka reshje atmosferike. Sipas opozitës, gjithçka është dashur të përfundojë para se të ketë reshje

Një proces i tillë ishte paraparë të ndodhte më 7 qershor në lagjen Ulpianë të Prishtinës, por jo vetëm.

Mirëpo, procesi i dezinsektimit i cili ka për qëllim eliminimin e insekteve të ndryshme të cilat fillojnë të shfaqen gjatë verës, nuk u implementua nga ana e Komunës së Prishtinës.

Por, luftimin e insekteve me anë të dezinsektimit të përgjithshëm, qytetarët po e shohin të domosdoshëm.

“Shumë e rëndësishme është, sepse me të vërtetë është e bezdisshme shumë sepse ato po futen brenda dhe dritaret po duhet që ti hapim për shkak të vapës, dhe ato po vërsulen brenda, e padurueshme”, është shprehur qytetari, Nebih Beqiri.

Nebih Beqiri, qytetar

“Shumë është e rëndësishme dhe duhet bërë për shkkak të ambientit, për shkak të gjërave infektuese dhe normalisht çdo vit është bërë ndërsa tash nuk e di”, ka thënë qytetarja, Ajete Berisha.

Ajete Berisha, qytetare

E nga opozita akuzojnë pushtetin për përtaci.

Feim Osmani nga lëvizja Vetvendosje thotë se ky proces është dashur të fillojë para se të ketë reshje atmosferike, pasi ato favorizojnë shtimin e insekteve.

“Tri vitet e fundit ka pasur vite që ky provces ka filluar edhe me datën 15 maj mirëpo cdo herë deri me 1 qershor faza e parë ka përfunduar, këtë vit ku sot është data 8 qershor nuk ka filluar ende. Pikërisht kur ka lagështi më shumë duhet intervenuar më shpejte sepse është mot që e favorizon shtimin e mushkonjave”, është shprehur Feim Osmani nga Lëvizja Vetvendosje.

Feim Osmani, LVV Prishtinë

E nga Komuna e Prishtinës thonë dezinsektimi ishte paraparë të fillonte me 6 qershor.

Mirëpo shkaku i lagështisë dhe reshjeve atmosferike, ky proces është shtyrë për 13 qershor.

“Meqenëse, Prishtina aktualisht është në shkallë të lartë të lagështisë ajrore në datat e planifikuara për dezinsektimin hapësinor në territorin e Kryeqytetit, i kemi njoftuar qytetarët se dezinsektimi hapësinor shtyhet për datën 13 qershor 2022”, thuhet nga komuna e Prishtinës.

Përpos dezinsektimit, në plan ka qenë edhe procesi i larvizimit, proces ky i cili sipas Komunës është përfunduar në afatin e caktuar.

Komuna e Prishtinës çdo vit, para fillimit të stinës së verës bën dezinsektimin e lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika