Kusari-Lila për bisedën me Radoiçiqin: Deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjetësh

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy viteve, ndërsa ajo nuk i është përgjigjur se “A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radojiçiqin për Ligjin e pagave?”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy vjetësh.

“Aaa Festim, deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete”, tha Kusari-Lila për “Betimi për Drejtësi” derisa po hynte në Kuvend.

“A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radoiçiqin për Ligjin e pagave?”, është pyetur Kusari-Lila, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, gjatë së hënës [me 3 qershor] është publikuar një bisedë e shkurtër në mes të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe kriminelit serb, Milan Radoiçiq. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se çka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022. Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë. Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe, raporton Nacionale. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

E ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, në një përgjigje për Dukagjinin ka deklaruar se ka edhe biseda të tjera në mes të shefes se grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryekriminelit, Milan Radojçiq.

Ka edhe biseda të tjera mes Kusari-Lilës e Radojçiqit, thotë Simiq

Kjo përgjigje erdhi nga Simiq erdhi pas publikimit të fundit të bisedës së Kusarit dhe Radojçiqit, gjë të cilën e cilësoi si “situatë të montuar” kryeministri, Albin Kurti.

Kurti për bisedën Kusari – Radoiçiq: S’e kam dëgjuar, është situatë e montuar

“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda te tjera qe kane ndodhur”, ka thënë Simiç.

Ndërkaq, edhe në Debat Plus është diskutuar kjo temë, ku analistët Ylli Hoxha e Visar Ymeri, theksuan se Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.

Hoxha për Kusari-Lilën: Duhet të japë dorëheqje, e ka humbur besueshmërinë

Ndërsa, gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se kjo bisedë dëshmon lidhjet e Qeverisë Kurti me kriminelin Radojçiq.

Mehmetaj: Qeveria bashkëpunon me Radojçiqin, Kusari-Lila përbën rrezik nacional

E gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ku edhe u publikuan bisedat, ka deklaruar se është e pamendueshme që Kusari-Lila të ketë biseduar me Millan Radojçiqin pa koordinim me kryeministrin Kurti.

Biseda me Radojçiqin, Buzhala: Kush mendon që Mimoza fol pa koordinim me Kurtin, është i çmendur

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika