Kurti “harron” gajlet e politikës, i thur lavde “Trepçës”

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar klubin basketbollistik "Trepça" për sukseset e tyre në stinorin 2023/24, duke fituar katër trofe: Kampionatin e Kosovës, Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike me Shqipërinë

Pa pritur e pa kujtuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me klubin basketbollistik, “Trepça”.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se 40 fitore i sollën “Trepçës” katër trofe, teksa shtoi se stinori 2023/24, do të mbahet mend si historik për klubin mitrovicas.

“40 fitore, klubit të basketbollit Trepça i sollën katër trofe. Stinori 2023/24 do të mbahet mend si historik për klubin. E për tifozët, të cilët në tribuna shpesh djersiten e përjetojnë më shumë se basketbollistët në parket, është mirënjohja dhe gëzimi më i madh në 40-vjetorin e organizimit të tyre si grupi Torcida. Trepça këtë stinor u shpall kampion i Kosovës, fitoi Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike me Shqipërinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ndërkaq, fakti që ekipi U-12 është po ashtu kampion sivjet dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë grup moshë, tregon që Trepça nuk është vetëm e tashmja por edhe e ardhmja e basketbollit në vend”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika