Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2024”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Panairin e Librit “Prishtina 2024” së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti pati mundësinë të shoh nga afër botimet e paraqitura në këtë panair i cili vlerësoi botuesit dhe autorët vendas.

Kryeministri Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët ta vizitojnë “Panairin e Librit” Prishtina 2024 para të dielës, kur edhe do të mbyllet.

Me moton “Përgjigjja është libri” është hapur më 05.06.2024, në Prishtinë edicioni i 24-të i Panairit të Librit “Prishtina 2024”.

Rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora kanë ekspozuar botimet e tyre në Pallatin e Rinisë, ku tashmë  pothuajse për çdo vit mbahet Panairi i Librit./Kallxo

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika