Von Der Leyen: I kemi fituar zgjedhjet evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar se Partitë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë i kanë fituar zgjedhjet evropiane të mbajtura gjatë gjithë fundjavës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar se Partitë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë i kanë fituar zgjedhjet evropiane të mbajtura gjatë gjithë fundjavës.

Von der Leyen e bazon pohimin e saj në rezultatet paraprake, të cilat në fakt tregojnë rritje për PPE-në, me të paktën 10 deputetë, duke e çuar grupin në kuotën e 186 eurodeputetëve.

Një ndryshim ky nga grupi i dytë më i madh, ai S&D i socialdemokratëve, i cili paraqitet me humbje të 6 deputetëve, në kuotën e 133 syresh.

Goditjen më të madhe ndërkaq e kanë pësuar të gjelbrit dhe grupi Renews i presidentit francez, Emmanuel Macron, me humbje në rangun e 19-20 eurodeputetëve.

Kjo në fakt bëri që Macron edhe të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë, pas fitores shkatërruese të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Zgjedhjet pritet të mbahen në 30 qershor për raundin e parë dhe 7 korrik për të dytin.

Pritet me kurreshtje ndërkaq edhe rezultati që do të korrë partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila mund të jetë në fakt edhe “kingmaker” e vërtetë e këtyre zgjedhjeve në rast të një rezultati të lartë.

Macron shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme

 

Ndërsa, Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme edhe në Gjermani e Austri.

Kështu, këto vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.

Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja e tij, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.

Megjithatë, asaj do të mund t’i duhet mbështetja e nacionalistëve të krahut të djathtë, sikurse ajo e partisë italiane, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të siguruar shumicën në Parlament.

Votimet për Parlamentin Evropian kanë nisur të enjten në Holandë dhe në disa shtete tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e banorëve të BE-së kanë votuar të dielën.

Parlamenti Evropian voton për legjislacione që janë kyçe për qytetarët dhe bizneset në bllokun me 27 vende anëtare.

Rritje e së djathtës ekstreme në Gjermani në zgjedhjet e BE-së

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika