Maqedonci: Vendosja e Bondsteel në Kosovë, konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në

“Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë”, ka shkruar Maqedonci

Në Kosovë është shënuar 25-vjetori i vendosjes së bazës së parë Amerikane në Ferizaj.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se vendosja e Bondsteel konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në.

“Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë”, ka shkruar Maqedonci.

“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”, ka shkruar Maqedonci.

Kampi Bondsteel është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu është një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika