Osmani i drejtohet Blairit: Ishit hero i popullit të Kosovës, tash jeni hero i paqes

"...Ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës si dhe hero i lirisë e demokracisë, edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe"

Presidentja Vjosa Osmani, teksa ka folur për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, ka thënë se gjithmonë bota do ta kujtojë kumbimin e fjalëve të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, kur bënte thirrje për t’u ndalur krimet serbe; “Kjo është thjesht gjëja e duhur për ta bërë”.

Në një konferencë për medie me Blairin, Osmani i është drejtuar ish-kryeministrit britanik se ka qenë hero i popullit të Kosovës gjatë luftës dhe se tash është hero i paqes për vendimin e drejtë që ka marrë për ta ndihmuar popullin.

“Në vitin ’99 kur u radhite në anë e së drejtës dhe në anën e popullit dhe në anën e popullit për të qenë e ilirë. Në vitin ’99 roli i juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishit vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës si dhe hero i lirisë e demokracisë, edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe. Dhe të gjithë përkrahjen që ia keni dhënë kohës gjatë këtyre viteve”, ka thënë Osmani.

Blair, i cili ishte kryeministër gjatë kohës së luftës në Kosovë, si një nga zërat më të fuqishëm pro ndërhyrjes së NATO-s, argumentonte atëbotë se komuniteti ndërkombëtar kishte një detyrim moral për të ndërhyrë dhe për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte.

E për këtë, Osmani e ka falënderuar ish-kryeministrin, teksa ka theksuar se populli e vlerëson dhe e çmon për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika