Kurti: Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e parakalimit madhështor të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe Policisë së Kosovës [PK] për nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka thurur lavde për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë.

“Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por, edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i saj ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”, ka thënë Kurti.

Teksa ka lavdëruar punën e bërë të Ushtrisë së Kosovës, Kurti ka njoftuar se gjatë këtij vitit do t’i shtohen edhe 600 rekrutë të rinj.

Kurti nuk ka lënë pa përmend faktin se në Ushtrinë e Kosovës së shpejti do të vijnë edhe sistemi amerikan raketor i quajtur “Javelin”, përkrah dronëve “Bayraktar”.

“Jam i gëzuar të shoh bashkë me juve përparimin e madh dhe të shpejtë të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare, e veçanërisht brenda tri viteve të fundit. Është arritur dyfishimi i buxhetit për ushtri, rekrutimin e 1852 ushtarëve të rinj dhe këtë vit do t’i shtohen edhe 600 rekrutë të rinj. Trefishimin e investimin në armatimin, duke filluar nga ushtarët që deri para pak kohësh kishin armatim të lehtë personal, tani janë pajisur me armë të kalibrash të rëndë, me mijëra tyta artilerie, deri me dronët Bayraktar, të cilët do t’i shtohet edhe sistemi amerikan raketor Javelin”, shtoi Kurti.

Kurti tha se armët që sot ushtarët e Kosovës mbajnë në duar, janë aq moderne e të llojllojshme dhe, sipas tij, janë zgjatime të duarve të fuqishme të ushtarëve të Kosovës.

“Sot, ritmi i hapave tuaj, i zhurmës së çizmeve që i keni mbathur na kthen në ritëm të zemrave tona, neve që ju shohim me kaq admirim. Armët që ju i mbani shtrënguar në duar, këto armë aq të llojllojshme e kaq moderne, shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë, janë zgjatime të vetë duarve tuaja të fuqishme në gatishmërinë e përhershme për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë dhe sovranitetin, integritetin territorial dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika