Shtëpia e Bardhë – Izraeli mbështet propozimin e armëpushimit të Gazës

Foto/ Reuters

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka deklaruar se Izraeli po qëndron pas një propozimi për armëpushim.

Sullivan tha se bota duhet të inkurajojë Hamasin të pranojë propozimin, teksa shtoi se qëllimi ishte të kapërcehen boshllëqet me Hamasin dhe të arrihet një marrëveshje së shpejti.

Ditën e djeshme, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se Hamasi kishte propozuar ndryshime të shumta, disa të pazbatueshme, për një propozim të mbështetur nga SHBA për një armëpushim me Izraelin në Gaza.

Ndërkaq, Hamasi tha se ata kishin kërkuar tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza dhe po kërkonin gjithashtu që një listë prej 100 palestinezësh me dënime afatgjata të lirohej nga burgjet izraelite.

Negociatorët nga SHBA, Egjipti dhe Katari janë përpjekur për muaj të tërë për të ndërmjetësuar një armëpushim në konflikt dhe për t’i liruar pengjet më shumë se 100 prej të cilëve besohet se mbeten robër në Gaza.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika