Murati për deklaratën e Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, dy synimet tona në dialog

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë", ka deklaruar Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati

“Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, pasi evropianët po kërkojnë vetëm normalizim”.

Kësaj deklarate të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i është përgjigjur ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se Kosova përmes dialogut në Bruksel synon normalizim të raporteve me Serbinë dhe njohje të ndërsjellë.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës, ne jemi duke vazhduar punën, vazhdojmë punën. P.sh sot kishim miratimin e nismës për negocimin dhe ndryshimin e statusit të vendit tonë në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, së fundmi patëm vlerësimin kreditor sovran, e para në histori të vendit, këto pra shërbejnë për përforcimin e subjektivitetit të vendit”, ka deklaruar Murati.

Sot, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për edicionin e 13 qershorit të së përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Lexo edhe: Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

Për këtë pati deklarim për REL-in edhe nga BE-ja.

“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën” tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar Stano.

Stano: Serbia s’mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika