Natë e gjatë në Breg të Diellit, qytetarët terrorizohen nga gjuajtjet me AK-47

Një grua është gërvishtur nga një plumb rikoshet në Breg të Diellit, por aty fare lehtë do të mund të kishte pasur shumë viktima. Dëshmitarët i kanë treguar televizionit Dukagjinit, se pas një përleshjeje, aty u përdorën armë zjarri derisa në atë hapësirë, kishte edhe fëmijë e familjarë

Gjuajtet e shumta me armë zjarri sollën me kaq shpejtësi ndërhyrjën e Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje ndodhi mbremjën e së enjtës ku qytetarët e lagjës së Bregut të Diellit në kryeqytet u përballën me një situatë të rëndë, që për fat të mirë përfundoi pa viktima.

Por, potenciali që të ndodhte e kundërta ishte, pasi pati përleshje e u përdorën armë zjarri automatike.

Një qytetar që ishte dëshmitar i kësaj situate, i ka treguar Dukagjinit në kushte anonomiteti se ka mbetur i terrorizuar nga ajo që pa.

“Unë kam qenë te rasti ku ka ndodhë aty naltë. Ka ardh ai tipi që ka ndodhë përlëshja mbrëmë përleshja në ora 9 e 30 e ka nxierr kallashin e ka pas te pjesa e belit edhe u lshu atje poshtë. Janë kanë këtu gratë me fëmijët e kanë thanë runu se dicka ka me ndodhë qetash. Na nuk kemi ditë kurgjo, jam kanë me shokun tu ec qesajde edhe e ka nxierr ai kallashin edhe janë gjujtë dy palët”

Në këtë situatë, nga gjuajtjet e shumta me armë zjarri një grua ka përfunduar e gërvishur nga plumbi rikoshet.

Policia menjëherë pas rastit, ka mbërritur aty e ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.”, ka njoftuar policia.

Prokuroria, përveç tij, ka edhe një person tjetër në listën e të kërkuarve për rastin konkret, ndërsa që të dy, përveç veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dyshohen edhe për veprat vrasje në tentativë dhe posedim i narkotikëve.

Në kryeqytet, janë shpeshtuar rastet e gjuajtjeve me armë zjarri, ku të përfshirë kanë qenë grupe të ndryshme me prapavi kriminale, që në raste kanë marrë edhe jetë njerëzish të pafajshëm.

Disa prej të dyshuarve në këto raste të fundit, vazhdojnë të mbesin në kërkim policor.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika