Bajçinovci: Pritjet për Shqipërinë kanë qenë shumë të mëdha

Deputeti, Mefail Bajçinovci/ Foto nga arkivi

Deputeti, Mefail Bajçinovci e ka komentuar lojën mes Shqipërisë dhe Italisë në kuadër të Kampionatit Evropian.

Bajçinovci tha se pritjet për një fitore, kanë qenë të mëdha për të, por siç e komenton ai pas minutës së 15-të, Shqipëria vetëm largonte topin nga vetja.

“Pritjet kanë qenë shumë të mëdha për Shqipërinë, nuk e di a ka pas tifoz më shumë në ndonjë stadion se dje shqiptar në Dortmund, pritjet kanë qenë shumë të mëdha, lojën e kam përcjell deri në fund, jom bo nervoz shumë, se kur e dhanë në sekondën e 23-të goolën, filloi mirë pastaj pas minutës së 15-të e gjuanin topin me largu prej vetit,” ka thënë Bajçinovci në “Euro Dueli”.

Por, sipas deputetit duke parë këtë ndeshje, nuk ka shumë shpresa se si do përfundojë në ndeshjen me Kroacinë.

“Kisha pas dëshirë me fitu Shqipëria por duke pa pjesën tjetër me Italinë, nuk e di si ka me përfundu me Kroacinë, por mendoj se Spanja do të jetë kampion, duke dit çfarë lojtarë ka.”

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika