Haradinaj: Nderimi që i bëjmë kategorive të lirisë, motiv drejt aspiratës sonë në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shtuar se nderimi dhe respekti që i bëhet kategorisë së lirisë, motivon Kosovën drejt aspiratës për anëtarësim në NATO

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit në përvjetorin e rënies, Basri Canolli – Shpendi teksa ka thënë se i njëjti ishte çdo herë i pari në aksione.

“Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi, djalë nga një familje atdhetare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri! Basriu do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nderimi dhe respekti që i bëhet kategorisë së lirisë, motivon Kosovën drejt aspiratës për anëtarësim në NATO.

“Kategoritë e lirisë janë themeli i sakrificës dhe e lirisë që e gëzojmë sot. Çdo përpjekje e jona për forcimin e lirisë dhe shtetit si frymëzim ka kontributin e kategorive të lirisë. Nderimi dhe respekti që i bëjmë atyre na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, ka theksuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika